Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ka marrë pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit (ZKM).
Vlen të theksohet se kjo festë është mbajtur të enjten (06.07.2023).
Përveç tij, të pranishëm ishin edhe presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, liderë të partive opozitare, deputetë, gazetarë dhe të tjerë.