Në Batllavë ka nisur rrënimi i vilave që janë ndërtime pa leje.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.
Rrënimi i vilave pa leje ka nisur sot në mëngjes dhe pritet të rrënohen katër sosh.
“Po sot është duke vazhduar rrënimi i vilave, bashkë me asistencë të Policisë së Kosovës, janë atje dhe bashkë me kompaninë e kontraktuar, rrënimin e objekteve pa leje janë duke e zhvilluar aksionin. Janë katër objekte që kanë me u rrënu, mundet mos me përfundu puna sot, por gjatë këtij aksioni katër objekte janë për me u rrënu”, tha Zhitia.