Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka një kërkesë interesante për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot do ta vizitojë Serbinë.
Deputetja e partisë në pushtet ka pyetur nëse kryeministri Rama nga Beogradi do ta dënojë rrëmbimit e tre policëve në Kosovë nga Serbia.
“Rama takimin e fundit e ka në Serbi.
Gjatë kësaj vizite a do ta dënojë ai agresionin e Serbisë me rastin e rrëmbimit të tre policëve në Kosovë nga njësitë speciale policore dhe ushtarake?”, ka shkruar Pacolli.