Që prej së mërkurës me qindra kamionë që transportojnë mallra janë bllokuar në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Pritjet e gjata kanë shkaktuar radhë kilometrike, ndërsa drejtuesit e kamionëve thonë se nuk janë njoftuar për një situatë të tillë.
Ata kanë 3 ditë që qëndrojnë në pritje dhe se nuk kanë marrë informacion.
Ndërsa burime pranë pikës kufitare Morinë theksojnë se ky ngërç lidhet me përfundimin e kontratës së terminalit doganor në Prizren dhe se procedurat sipas tyre duhet të kryhen në terminalin e Prishtinës.