Ish-komandanti i UÇK-së për Betejën e Morinës: Ishte beteja më e fuqishme dhe më e përgjakshme, humbëm djemtë më të zotë

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së për Betejën e Morinës: Ishte beteja më e fuqishme dhe më e përgjakshme, humbëm djemtë më të zotë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:05
Sadri Avdyli

Ish-komandanti i Shtabit të Morinës, Sadri Avdyli, në 24 vjetorin e Betejës së Morinës në emisionin “FIVE” ka kujtuar momente nga kjo betejë.

Avdyli ka thënë se beteja e 7 korrikut, e cila ishe njëra ndër shumë betejat në atë zonë, ishte beteja me e fuqishme edhe me përgjakshme.

Ai ka bërë të ditur se në këtë betejë kanë mbetur të vdekur mbi 60 pjesëtarë të forcave serbe.

“7 korriku ishte beteja me e fuqishme dhe më e përgjakshme, edhe për ne si pjesëtarë se humbëm djemtë më të zotë, dëshmorët e kombit, por ishte humbje edh përgjakshëm për okupatorin i cili synonte të mbante. 7 korrikun për armikun nuk është nj ditë e zakonshme, ishte një dite festive se ne këtë datë ishte vendosur posta kufitare e ushtrisë dhe ishte dita e kufirit (me Shqipërinë), dhe pikërisht dëshironin që vjen e gjelbër të kufirit të larojë UÇK-në që të ndihen më të lirë”, ka thënë Avdyli.

Dëshmorët e rënë në Betejën e Morinës: Muhamet Ukshini, Arben Ukshini, Blerim Ukshini, Shkelzen Syla, Sylejmon Abdyli, Fisnik Salihu, Ymer Bytyqi, Nezir Elezaj dhe Ahmet Pulatani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat