Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani tha në një intervistë për Euronews Albania se arsyeja përse po goditet kaq shumë Albin Kurti nga ndërkombëtarët dhe jo Aleksandër Vuçiç është sepse gjithmonë shihet konteksti, kush është hallka më e dobët.
Sipas tij shqiptarët sidoqoftë konsiderohen bebja e ledhatuar e amerikanëve në Ballkan.
“Duke qenë se ky perceptim ekziston dhe si fakt edhe si perceptim, amerikanët mendoj unë, po kujdesen, që t’i bien pak shqiptarëve me kamxhik që të krijohet ideja që ata nuk janë të njëanshëm në konfliktin me Serbinë, që tashmë duan ta shkëpusin me çdo çmim nga prehëri i Moskës.
Beogradi nuk tërhiqet kollaj sepse Vuçiç është shkolla e Millosheviçit. Ai sido që ta ndryshojë petkun e vet, ai është fryma e Millosheviçit, nuk e ha Beogradi këtë. Beogradi thotë, është filmi i amerikanëve me shqiptarët. Ata bëjnë sikur i gjuajnë, shqiptarët bëjnë sikur qajnë. Beogradi nuk e pranon,” – u shpreh eksperti Osmani.