Dështimet e diplomacisë, janë si pasojë e mungesës së një strategjie të mirëfilltë dhe ngjarjet në veri të vendit, sipas partive opozitare.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka përmendur marrëveshjen e arritur në Uashington nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, për të cilën u kritikua me të madhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ju e keni parë kur ish-kryeministri Hoti e patë bërë një marrëveshje për një vit moratorium për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, si e kanë quajtur kryeministrin Hoti, ndërsa tash për dy vite ne nuk kemi asnjë njohje e asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, pra kjo është shqetësuese.
Do duhej që së paku ta kenë një strategji, mirëpo kjo Qeveri nuk ka pasur strategji e as platformë lidhur me politikën e jashtme”, ka deklaruar Krasniqi për Ekonomia Online.