Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, i ka dhënë mbështetje kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili dje e ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantoviqin.
Gjoshi ka thënë se Peci, i cili vije nga PDK-ja, ka vepruar drejt në këtë rast.
“Ajo është dashur ta kuptojë që e ka emëruar zotëri Peci, ka qenë nënkryetare e saj, nuk është dashur të tejkalojë, të merret me çështje që nuk i përkasin asaj dhe të punojë në interes të qytetarëve të komunës të cilës ka qenë e caktuar nga kryetari Peci. Ka marrë vendim të drejtë po besoj”, ka thënë Gjoshi.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, dje ka treguar arsyet e shkarkimit të nënkryetares.
“Asnjëherë nuk është përgjigjur dhe nuk ka ardhur në vendin e punës”, ka thënë Peci.