Vdes avokati i njohur nga Prizreni

Aktuale

Vdes avokati i njohur nga Prizreni

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 09:59
Ilustrim

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se ka humbur anëtarin e saj, avokatin Zef Delhysa.

Oda e Avokatëve të Kosovës të premten i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prizren.

“Avokati Zef, u lind me 20.02.1942, në Prizren. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1968, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1972”, thuhet në njoftim e OAK-ut.

“Avokati Zef, ushtroi profesionin e avokatit, që nga viti 1973 me seli të zyrës në Prizren, njëherit ishte ndër avokatët e parë të regjistruar në regjistrin e Odës së Avokatëve të Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat