Hoxha i VV-së ironizon me Ramën: Kryeministri i gjatë e ka mbyllur turin me Vuçiçin

Aktuale

Hoxha i VV-së ironizon me Ramën: Kryeministri i gjatë e ka mbyllur turin me Vuçiçin

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 10:29
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, ka ironizuar me turin e vizitave të kryeministrit Edi Rama në vendet e rajonit.

Ai ka thënë se këtë tur Rama e ka mbyllur me presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxha ka bërë me dije se Rama nuk po mund t`i mbyll skandalet në shtetin shqiptar.

“Kryeministri i gjatë e ka mbyllur Turin me Vuçiçin.

Por turin në Shqipërinë e tij nuk po e mbyll as me Felaj e Rrahja dhe as e ka hapur me Gjicin”, ka shkruara ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat