Analisti politik Gazmir Raci thotë se, marrëveshja e vitit 2013 e ratifikuar në Parlamentin e Kosovës, ka epërsi mbi ligjet tjera.
Përmes një postimi në Facebook, Raci thotë se, me këtë marrëveshje, Kosova ka marrë përgjegjësi për të integruar në institucione policët, gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e tjerë të ish-strukturave ilegale në veri.
Postimi i plotë:
U zbulua uji i nxehtë 😅
Sa për sqarim marrëveshja e vitit 2013, e cila u ratifikua me 2/3 nga Parlamenti i Kosovës, ka epërsi mbi ligjet tjera. Me këtë marrëveshje, Kosova ka marrë përgjegjësi për të integruar në institucionet e Kosovës policët, gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e tjerë të ish-strukturave ilegale në veri.