Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar “ashpër” ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe deklaratës së tij për serbët dhe të drejtat fetare.
Sipas Bashës, ai “s’ka lidhje se çka flet dhe nuk e di a e kupton dëmin që po e shkakton".
Ai e këshillon Ramën të merret me punët e tij në Shqipëri, pasi sipas tij, “për ksi deklarata koti e kemi Lajçakun, nuk na duhet edhe një shtesë!”
“Kryeministri Rama paska deklaruar në Beograd se, “Është gabim strategjik të vazhdohet me vonimin e krijimit të kushteve që serbët të ushtrojnë të drejtat e tyre fetare…”
Tash kur e lexojnë ndërkombëtarët këtë deklaratë, e krijojnë bindjen sikur shteti jonë ua ka ndalu serbëve ushtrimin e drejtave fetare!
E pabesueshme! Ky njeri s’ka lidhje se çka flet dhe nuk e di a e kupton dëmin që po e shkakton!!!
Aman merru me punë tua n’Shqipni, se për ksi deklarata koti e kemi Lajçakun, nuk na duhet edhe një shtesë!”, ka shkruar Basha.