Javën e ardhshme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të prezantojë një draft të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kështu ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Besnik Tahiri.
“Është e vërtetë se Aleanca është duke punuar për një draft se si do të mund të jetë mocioni për rrëzimin e kësaj Qeverie”, ka thënë ai
Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës janë shprehur pro rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Po si pritet të veprojë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), a do të votojë pro mocionit për rrëzimin e qeverisë?
Deputeti i kësaj partie, Agim Veliu, tha se vota e tij do të jetë pro rrëzimit të qeverisë Kurti.
Veliu tha se prej fillimit ka patur këtë bindje se qeveria duhet të rrëzohet. “Unë prej fillimit jam për rrëzimin e qeverisë, pa e marr parasysh kush e sjell mocionin” tha shkurt Veliu.