Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari shpjegoi për Alsat idenë e tij për t’i pajtuar dy kryeministrat shqiptar Edi Ramën e Albin Kurtin.
Ai thotë se është në interes të shqiptarëve që ata dy të ulen dhe të bëjnë një strategji të përbashkët.
Ai thotë se ata duhet ta tejkalojnë këtë situatë.
Kujtojmë, se të enjten e kaluar Rama ishte për vizitë në Kosovë, por që Kurti nuk pranoi ta takoi atë, me arsyetimin se njëherë duhej të mbahej mbledhja e anuluar nga vet Rama.