Ministrja e Punëve të Brendshme, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut deklaroi të shtunën se BE pa Amerikën dhe pa NATO-n është si “tigër prej letre”.
Kjo deklaratë e Gërvallës nxiti reagime të shumta, ku kundërshtarët politikë e kritikuan ashpër atë, madje kishte që kërkuan edhe dorëheqjen e saj.
Mirëpo, profesori Enver Bytyçi mbështeti ministren Gërvalla.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se është e vërtet ajo çka deklaroi Gërvalla, pasi Europa “tigër prej letre” në fushën e sigurisë pa NATO-n dhe SHBA-në.
Bytyçi tha se këto fjali kundërshtarët e Gërvallës po e përdorin si municion ndaj saj.
“A duhej që Donika Gërvalla të mos e thoshte kësisoj këtë deklaratë? Duke pasur parasysh keqpërdorimin e kësaj fjale dhe se kjo do përdorej si municion nga kundërshtarët e saj, Donika kishte mundësi ta formulonte ndryshe! Pra, duhej ta thoshte ndryshe idenë e saj. Jo përmes një fabule që e keqpërdorin pasardhësit e ish- diktatorëve që e kanë përdorur këtë shprehje”, tha ndër të tjera profesoir, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
A është Europa "tigër prej letre" në fushën e sigurisë pa NATO-n dhe SHBA-në? PO!
A duhej që Donika Gërvalla të mos e thoshte kësisoj këtë deklaratë? Duke pasur parasysh keqpërdorimin e kësaj fjale dhe se kjo do përdorej si municion nga kundërshtarët e saj, Donika kishte mundësi ta formulonte ndryshe! Pra, duhej ta thoshte ndryshe idenë e saj. Jo përmes një fabule që e keqpërdorin pasardhësit e ish- diktatorëve që e kanë përdorur këtë shprehje!
Se ne e dimë: Më mirë e ndërtojnë propagandën kundër kundërshtarëve politikë trashegimtarët e diktaturës, se sa ata që punojnë sinqerisht për demokracinë. Madje e kanë perfeksionuar atë deri te ajo që të mos kursejnë paraardhësit e tyre!