Analisti Nikollë Berishaj ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë.
Ai tha mes të tjerave se drafti për asociacionin e komunave serbe i kryeministrit Rama ishte i gabuar.
Mirëpo, sipas tij, ai po e rregullon gabimin e tij me “shpalljen të vdekur të Ballkanit të Hapur”.
“Kryeministri Rama me lojrat e veta, me dëshirën që të faktorizohet duke dërguar draftin e Asociacionit të komunave, pa ia kërkuar askush e para së gjithash pa u marr vesh me udhëheqësin e Kosovës bëri një dëm të madh, por po rikuperohet me deklaratën se Ballkani i hapur u shpall i vdekur”, tha Nikollë Berishaj.