Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA tha për Euronews Albania se negociatorët e BE-së po tregohen të paaftë në konfliktin Kosovë-Serbi.
Ndërsa shtoi se edhe kryeministri Rama po mban krahun e Beogradit dhe se roli i tij është inekzistent shkrirjen e tensioneve Kosovë-Serbi.
Ai tha se Rama po e konsideron veten pjesë të ndërkombëtarëve ndërkohë që Shqipëria është palë e interesuar sa i takon çështjeve të Kosovës.
“Dje zëdhënësja e ministrisë së jashtme e të Rusisë jep një fakt tjetër, ajo përkrah vendimin e Vuçiçit për të vajtur në Këshillin e Sigurimit për arsyen se po kryet një spastrim etnik nga qeveria e Kurtit për të spastruar veriun e Kosovës. Ku është roli dhe dashakeqësia e Ramës? Po bëhet shtesë dhe argat e Beogradit. Në konferencën ku një gazetar shqiptar i përmend çështjen e Dombasit.
Vuçiç në përgjigje të konferencës shtroi çështjen e rikthimit të çështjes së veriut të Kosovës në Këshillin e Sigurimit për të rikthyer 12:44, si përgjigj Rama? Është skandaloze që për çështjet kombëtare përfaqësuesi I Shqipërisë të mos ketë një qëndrim fiks, këtë nuk e ka bërë njeri në historinë shqiptare, të krijojë një precedent të tillë negative.
Përgjigjja e Ramës, i hap dritën jeshile edhe si anëtarë i Këshillit të Sigurimit, për të thënë se unë jam pjesë e komunitetit ndërkombëtarë. Interesat e Kosovës për Ramën, janë njësoj si çështja e Armenisë, ndërkohë që ne jemi pala e interesuar. Këtu fle lepuri”,-tha Agim Nesho.