Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak Duda Balje, ka shpërndarë shalle në Kuvendin e Kosovës me simbolin e masakrës së Sebrenicës.
Ky aktivitet u mbajt me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
Masakra e Srebrenicës, në Bosnje njihte si mizoria me e madhe që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës, një ‘strehë e sigurt’ e Kombeve të Bashkuara.
Rreth 15mijë burra dhe djem arritën të shpëtojnë, duke u fshehur në pyll, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga forcat ushtarake serbe, të cilët u zunë pritë ndërsa ishin maskuar si ushtarakë të Kombeve të Bashkuara.