Ministrja e Punëve të Brendshme, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut deklaroi të shtunën se Bashkimi Evropian pa Shtetet en Bashkuara të Amerikës dhe pa NATO-n është e paaftë që të garantojë siguri.
Në panelin "Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik", ku ishte me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Gërvalla iu referua BE-së si “tigër prej letre”.
Kjo deklaratë e Gërvallës nxiti reagime të mëdha, ku shumë kundërshtarë politikë e kritikuan dhe akuzan ashpër atë.
E për këtë reagoi edhe veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshit, i cili i doli në mbrojtje Donika Gërvallës.
Ai tha se kjo deklaratë e Gërvallës është e vërtet dhe se ky është raliteti, marrë parasysh që BE ka vendosur në dialog dy diplomatë pro-serbë.
Bekteshi kritikoi edhe opozitën dhe politikat e tyre.
“E vërteta e deklaratës së D. Gërvallës: “Pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre.”
Çka na qenka këtu kontestuese përveç një realiteti? BE-ja, me zgjedhjen e saj fatale të Borrelit dhe Lajçakut, dy njerëzve kyç për dialogun Kosovë-Serbi, dy diplomatë pro-serb që vinë nga dy vende mosnjohëse të Kosovës e kanë dërguar dialogun në rrugë pa dalje!
Paradoksi I: opozita e mjerë, me argatin e disa vazalëve mediatik dhe KM Rama i janë hudhë në shpinë qeverisë së Kosovës që mundohet të shtrij sovranitetin e vendit dhe mos u lëshoj hapsirë te udhëheqin me veriun e vendit kriminelët që kjo opozitë ua bëri të mundur dhe i akomodoi”, shkroi veprimtari i Amerikës, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Jo gjueti shtrigash, realiteti është ky!
E vërteta e deklaratës së D. Gërvallës: “Pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre.”
Çka na qenka këtu kontestuese përveç një realiteti? BE-ja, me zgjedhjen e saj fatale të Borrelit dhe Lajçakut, dy njerëzve kyç për dialogun Kosovë-Serbi, dy diplomatë pro-serb që vinë nga dy vende mosnjohëse të Kosovës e kanë dërguar dialogun në rrugë pa dalje!
Paradoksi I: opozita e mjerë, me argatin e disa vazalëve mediatik dhe KM Rama i janë hudhë në shpinë qeverisë së Kosovës që mundohet të shtrij sovranitetin e vendit dhe mos u lëshoj hapsirë te udhëheqin me veriun e vendit kriminelët që kjo opozitë ua bëri të mundur dhe i akomodoi.
Paradoksi II: si disa gratë kukulla të opozitës, që në politikë janë katapultuar pa merita u janë vërsul dy grave të vendosura (Vjosës dhe Donikës që në asnjë mënyrë nuk bëjnë kompromis me sovranitetin e vendit) duke mos zgjedhur mjetin dhe leksikun e çartur vetëm që të vinë në pushtet si të dëgjueshme, qoftë edhe nëse pëson Kosova. Gruaja kundër gruas është shndërruar në një ulkonjë, një paradoks i ri sepse gratë vazhdimisht na e zbardhën fytyrën për ndryshim nga disa mashkuj politikanë, sahanlëpirës!
Paradoksi III: si nxirret nga konteksti një frazë legjitime ne mënyrë të paskurpulltë të orkestruar pamëshirshëm nga gra e burra vetëm për të deformuar realitetin, duke çuar ujë në mulli të hasmit, e hasmi duke i cituar ata me pompozitet ne mediat serbe si shpërblim!
Është fjala për: “Pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre.”!
Donika: “Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është: A është BE-ja ajo që mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë?Unë mendoj që ajo nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitet për ta garantuar sigurinë. Arsyet janë të qarta: mungon vullneti politik, mospajtimet brenda Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe sa i përket sigurisë, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre. BE-ja e di këtë dhe prandaj vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit.”