Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka komentuar gatishmërinë e Gjermanisë për ta rritur numrin e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, përmes dërgimit të një kontingjenti.
Maralusha në një postim në Facebook u shpreh se pavarësisht këtij njoftimi nga shteti gjerman, diçka më e rëndësishme po ndodh në prapaskena.
Ai tha se në bazë të raportimeve Turqia po planifikon sërish të dërgojë kontingjent të ri të ushtarëve për t’iu bashkuar KFOR-it në Kosovë, ku përmes kësaj po synon që si ‘shpërblim’ komandanti i ardhshëm i KFOR-it të jetë një gjeneral turk.
“Por, gjenerali i shtabit turk e ka një kusht që do ta çmendte Serbinë në qoftë se ky propozim është i vërtetë. Turqia po kërkon si shpërblim që komandanti i ardhshëm i KFOR-it të jetë një gjeneral turk.
Çka është më e rëndësishme është se ky gjeneral është identifikuar dhe është me gradë gjeneral major dhe me origjinë shqiptare”, shkroi Maralusha në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Gjermania deklaroi se është më se e gatshme ta dërgojë një kontingjent ushtarësh në Kosovë për t’iu bashkuar KFOR-it.
Por, diçka më e rëndësishme po pëshpëritet pas ‘perdes së teatrit’.
Turqia, edhe pse ishte e fundit që e forcoi KFOR-in me një kontingjent shtesë, ajo tash e ka bo me dije se është më së e gatshme me e dërgu edhe një kontingjent tjetër në Kosovë, për shkak të keqësimit të situatës. Por, gjenerali i shtabit turk e ka një kusht që do ta çmendte Serbinë në qoftë se ky propozim është i vërtetë. Turqia po kërkon si shpërblim që komandanti i ardhshëm i KFOR-it të jetë një gjeneral turk.
Çka është më e rëndësishme është se ky gjeneral është identifikuar dhe është me gradë gjeneral major dhe me origjinë shqiptare. Stërgjyshi i tij ka emigruar nga viset shqiptare. Stërgjyshi i tij u tërhoq nga Ballkani në vitin 1912 si anëtar i ushtrisë turke.