Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vite më parë në Srebrenicë.
Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia vazhdon të mohojë këtë krim çnjerëzor.
“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të pa treguara – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave.
Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka shkruar Kurti.