Abbott shkon për vizitë te Komandanti i KFOR’it për të diskutuar “sigurinë e përgjithshme”

Aktuale

Abbott shkon për vizitë te Komandanti i KFOR’it për të diskutuar “sigurinë e përgjithshme”

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:14
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka vizituar komandantin e KFOR-it Ristuccia.

Për këtë takim ka njoftuar KFOR në Twitter, duke thënë se temë e diskutimit ishte situata e sigurisë.

“Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Nicholas Abbott, erdhi për vizitë te Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Ristuccia, në kampin Film City në Prishtinë.

Dhe diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në vend”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat