Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi në pjesën e tretë të audio-incizimeve të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Smiqi, përmendet emri i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pas paralajmërimeve për pjesën e tretë që pritet të publikohet nga Nacionale, Tahiri ka thënë se përmendja e emrit të Haradinaj dhe veteranëve të UÇK-së, është politikë pa moral.
“Nuk po e dimë se për çfarë dhe si është lakuar emri i Ramush Haradinaj ne skandalin e bisedave me listen serbe, e as për çfarë janë përmendur bashkëluftëtarët e tij, veteranë të UÇK-së.
Ajo që dimë është që keqpërdorimi i emrit të atyre që dhanë gjithçka për këtë vend, është politikë pa moral, është komunikim pa dinjitet, është zhagitje e atyre që nuk ndërtojnë, por prishin shtet.” – ka shkruar ai në Facebook.