Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke folur për përgjimet të cilat i ka publikuar të disa bisedave ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqi të Listës Serbe, e ku sipas përgjimeve Kusari ka biseduar edhe me Radiojqiqin i cili gjendet në listën e zezë të SHBA-së, ka thënë se në to më shumë ka interpretime se sa dëgjim.
Dugolli tha se këto përgjime duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, duke i cilësuar edhe si të montuara.
“Ka hapësirë që të aktivizohet Prokuroria e Shtetit, institucionet e drejtësisë dhe ta sqarojnë një herë e mirë këtë situatë. Ka më shumë interpretim se sa dëgjim. Ka edhe montazhe”, tha ai.
I pyetur se përse VV duhet të bisedojë me Listën Serbe të cilën e kanë cilësuar se dorë të zgjatur të Serbisë, ai tha se këtë mendim e kanë edhe sot, por që komunikimi është bërë për shkak të disa ligjeve, miratimi i të cilave kërkon edhe votat e Listës Serbe.
“Asnjëherë nuk e mohojmë dhe nuk po e themi as tash se Lista Serbe ka qenë një dorë e zgjatur e Vuçiqit dhe Serbisë gjithmonë”, ka thënë Dugolli.
Ai tha se diskutimet e VV-së me Listën Serbe dallojnë nga ato që kanë bërë qeveritë e kaluara, pasi sipas tij, nuk janë ndarë poste dhe nuk janë në koalicion.
Dugolli thotë se bisedat me ta janë bërë për të quar përpara agjendën legjislative.