Nushi: Ujdia për depërshkallëzim, dorëzim i qeverisë

Aktuale

Nushi: Ujdia për depërshkallëzim, dorëzim i qeverisë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 18:52
Nol Nushi

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thënë që me marrëveshjen e depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, qeveria e këtij vendi është dorëzuar.

“Marrëveshja e djeshme është praktikisht kapitullim politik i Kurtit karshi kërkesave të tij dhe situatës në veri”, ka thënë Nushi.

“Sot jemi kthy në situatën e para një muaji e gjysmë – pra po bie në intervalin prej një muaji e gjysmë kur Kosova i mori sanksionet dhe praktikisht u izolua në disa qarqe ndërkombëtare, e mori vërejtje serioze nga të gjithë aleatët e përhershëm të Kosovës, u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, njërit ushtar iu amputua këmba për fat të keq”.

Sipas Nushit, u bë tërë kjo zhurmë dhe Kosova u përball me sanksione vetëm që të kthehet në pikën zero.

Edhe e gjithë kjo ndodhi që në fund të kthehemi në pikën zero ku po plotësohet ajo që Kurti e quante kërkesë e Vuçiqit: heqja e policisë nga objektet komunale”.

“Edhe këtu nuk po flasim për njësi speciale sepse marrëveshja flet për policinë në përgjithësi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat