Gjatë ditës së sotme është publikuar edhe video e tretë e përgjimit mes deputetes Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiq nga Lista Serbe.
Në videon në fjalë është përmendur edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe për këtë video ka reaguar edhe deputetja Albana Bytyqi.
“Duhet me pas një hall shumë, shumë të madh, që me u anku te Sllavko Simiq për Ramush Haradinajn, njeriun që mbart vlerat e luftës, atë që do ta njeh historia, për guximin, për atdhedashurinë, për njerëzit më të dashur të tij që i ka humbur për këtë vend“, shkroi Bytyqi.
Postimi i plotë:
Vetëfundosja!
Duhet me pas një hall shumë, shumë të madh, që me u anku te Sllavko Simiq për Ramush Haradinajn, njeriun që mbart vlerat e luftës, atë që do ta njeh historia, për guximin, për atdhedashurinë, për njerëzit më të dashur të tij që i ka humbur për këtë vend. I kuptojmë inatet politike, por që vjen dita e dëgjojmë biseda kaq miqësore të njerëzve të Vetëfundosjes me këta që deklaronin se ‘’kurrë nuk do të bashkëpunojnë me Listën serbe’’ nuk e kemi besuar.
Ju ka mbuluar turpi!