Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po tenton të bëhet lider i Procesit të Berlinit.
Miftari thekson se Rama është munduar të ndaj Kosovën por që nuk i ‘dhezi’.
Ai flet edhe për asociacionin që sipas tij është plan i Sorosit dhe Vuçiqit, ndërsa Rama shton se e luan vetëm rolin e postierit.
Reagimi i plotë:
Edi misionari
Asociacioni i komunave të Kosovës, i emëruar kinse nga Edi Rama në fakt është plan dhe program i Aleksandër Sorosit dhe Aleksandër Vuçiqit, ndërsa Edi Rama luan vetëm rolin e postierit të tyre, apo rolin e budallait mbretëror.
Patroni i Batonit dhe Buzhaloviqit, përndryshe edhe vëllai i Aleksandër Vuçiqit nga lideri i idesë serbo madhe të Nishit dhe Novi Sadit, i vetquajturi Open Ballkani serb, brenda natës po tenton të bëhet lider i Procesit të Berlinit për Ballkan.
Ky patriotizëm i juaj me bateria nuk shitet më në Kosovë.
Nga plani për ndarjen e Kosovës që nuk i dhezi, kaloi në Open Ballkanin serb, edhe aty nuk i dhezi, tani kaloi në Asociacion të komunave të Kosovës.