Analisti, Dorajet Imeri, vlerësoi që do ishte arritje e madhe për Kosovën në qoftë se në shtator mbahen zgjedhje të reja, njëherit të ketë dakordim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rregullimin e një draf statuti për Asociacionin.
Këtë deklaratë Imeri e dha gjatë diskutimit për marrëveshjen me BE-në dhe afatet e zbatimit.
“Kosova duhet ta lexojë mirë situatën. Deri tani kemi humbur pak kohë. Shkuarja në zgjedhje në shtator dhe dakordimi me ShBA-në për atë se si do të rregullohej një draft statut për Asociacionin, do të ishte arritje e madhe për Kosovën deri në këtë fazë”, deklaroi Imeri në emisionin “Këndi i Debatit”.
Kujtojmë se ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.