Sanksionet ndaj shefit të BIA-s, porosi për Vuçiqin

Aktuale

Sanksionet ndaj shefit të BIA-s, porosi për Vuçiqin

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 22:43
Aleksander Vuçiq

Mesazh politik për presidentin e Serbisë po vlerësohet të jetë futja në listën e sanksioneve amerikane e shefit të BIA-së, Aleksandër Vulin.

Përmes këtyre veprimeve, përçohet edhe porosia se siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendosja e shefit të inteligjencës serbe në listën e sanksioneve nga Thesari amerikan, sipas Ehat Miftarajt, lidhet edhe me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Aktualisht, shefi i inteligjencës serbe dyshohet se është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, derisa përmes autoritetit të tij, ka mbështetur Rusinë në aktivitetin e saj për cenimin e stabilitetit në Ballkanin perëndimor, thuhet mes tjerash në deklaratën e Thesarit amerikan.

Pasi administrata amerikane e renditi në listë të zezë, një pjesë e opozitës serbe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Aleksandar Vulinit nga drejtimi i BIA-s.

Ndërkaq, presidenti serb Aleksandar Vucic nuk u përgjigj nëse Vulini duhet të shkarkohet, por tha se për sanksionet ndaj tij do të flasë nesër, në detaje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat