Mimoza Kusari-Lila tregon a ka folur me Milan Radojiçiqin

Aktuale

Mimoza Kusari-Lila tregon a ka folur me Milan Radojiçiqin

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:51
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka folur pesë herë me Milan Radojiçiqin.

Ajo ka thënë se le të publikohen ato përgjime, duke mohuar kategorikisht që ka folur.

”Nuk është e vërtetë, le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është”,  tha ajo.

Për këtë herë,  ajo tha se deputeti Simiq i Listës Serbe e lëshoi interfonin ku ka folur Radojçiqi.

E pyetur se pse hesht kur Simiqi i tha se “ka folur pesë herë me Radojçiqin”, Kusari-Lila, tha se nuk e di nëse kjo është çështje e edituar, apo monotoni nga biseda që ka pasur me Simiqin.

Ajo deklaroi se në përgjime dëgjohet edhe nxjerrja nga zyra e Simiqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat