Ish-diplomati, Tomorr Avdia, duke folur për marrëveshjen për hapat e parë të depërshkallzimit të situatës në veri, pjesë e saj është edhe zvogëlimi i numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës brenda dhe për rreth objekteve të komunave, ka thënë se është arritje e Qeverisë së Kosovës.
Ai duke kujtuar deklaratat e ndërkombëtarëve që kohë më parë kërkonin tërheqjen e tërësishme të policisë, ka thënë se për Kosovën kjo paraqet të arritur.
“Është një arritje e Qeverisë tonë, në prezencë shtrirje e ligjit po edhe të një lloj prezence funksionale në pjesën veriore të shtetit…Ka pasur deklarata të panumërta kërcënuese për heqjen e policëve pa kushtëzime”, ka thënë ai.
Sa i përket zgjedhjeve në veri dhe mënyrës së si do të shkohet nga disa mundësi, ai thotë se më e afërta është ajo e dorëheqjes së kryetarëve.