Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, duke folur rreth audio-incizimeve të shefes së deputetëve të VV-së me ish deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, në të cilat përmendet edhe ai, ka deklaruar që kjo është turp, non sens, përse për një nismë për tërheqje të trustit me shku me u anku te Lista Serbe? pyeti Haxhiu.
“Realisht me këso ngjarje jemi ballafaquar edhe para luftës, kanë shkuar në stacione policore dhe kanë treguar për individ të caktuar”, tha Haxhiu.
Ai tutje tha që presioni i Mimozës ishte te Simiqi për të mos e votuar trustin. “Albin Kurti ka kërcënuar deputetët e VV-së që nëse përkrahin tërheqjen e trustit do të shkojnë në zgjedhje”, tha Haxhiu.
“Kjo qeveri është në koordinim të fshehtë me faktorë që marrin urdhëra nga Serbia”, tha Haxhiu.