Përleshja e re, Adriana Matoshi me letër sfilon në kuvend: “Round 2”
Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka ironizuar me dhunën në kuvendin e Kosovës.
Ajo, përmes një flete në të cilën shkruante “Round 2”, e ka bërë një sfilatë në kuvend, derisa deputetët e PDK-së po e mbajnë të bllokuar foltoren.
Kujtojmë se pak minuta më parë, në kuvend pati sërish kacafytje mes deputetëve, ku në një moment, Time Kadrijaj e AAK-së, e gjuajti me shishe kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca.
Pas këtyre momenteve, në sallë hynë sigurimi dhe policia.
Sërish tensione në Kuvend
Sërish janë shfaqur tensione në Kuvendin e Kosovës. Mospajtueshmëria mes pushtetit dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme, ka provokuar prapë tensione mes deputetëve.
Insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale.
Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi.
Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeminsitrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo”.
Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicianale.
Hidhet sërish ujë ndaj kryeminsitrit Kurti
Tensionet në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar sërish.
Deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Para foltores së Kuvendit janë grumbulluar deputetët opozitarë dhe ata të pushtetit, ku fërkimet dhe shtyrjet mes tyre po ndodhin vazhdimisht.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca ka paralajmëruar se secili deputetë që do të ushtrojë dhunë në Kuvend do të largohet nga salla plenare.
Përplasje në Kuvend, Konjufca thërret sigurimin
Nga: A.M.
Në Kuvendin e Kosovës ka pasur sërish tensione mes pozitës dhe opozitës.
Ishte deputeti i PDK-së, Hajdar Beq që u përplas me njërin nga deputetët e LVV-së.
Konjufca ka thirru edhe sigurimin për të qetësuar situatën, përcjell “Bota sot”.
Derisa, vazhdojnë tensionet në Kuvend.
PDK-ja me pankarta për Kurtin e Kusarin: “Zdravo” e me hundë të zgjatura
Shqyrtimi i dytë i projektligjit për çmimin e produkteve medicinale dhe formimi i organit përzgjedhës të pavarur për përzgjedhjen e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Deputetët e PDK-së, në seancën e kuvendit kanë vendosur dy pankarta në të cilat shihen kryeministri i vendit, Albin Kurti, e shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, me hunë të zgjatura e shprehjen serbe “zdravo”.
Kjo vjen pas zhvillimeve që ndodhen sot në kuvend, ndërsa PDK-ja vazhdon ta mbajë të bllokuar foltorën e kuvendit.
Aktualisht, kuvendi ka nisur seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë të projektligjit për çmimin e produkteve medicinale dhe formimin e organit përzgjedhës të pavarur për përzgjedhjen e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Konjufca, opozitës: Në zgjedhje shkojmë kur të doni
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, pas kërkesës që të tejkalohet situata e krijuar sot, ku pati përleshje fizike mes deputetëve të pozitës e opozitës, foli edhe për zgjedhje.
Konjufca, ndër të tjera opozitës i tha se “në zgjedhje shkojmë kur do të doni”.
“Në zgjedhje shkojmë kur të doni. Bile, bile mendoj që nëse kuvendi do ta realizonte këtë agjendën veç sot që e kemi, qeverisë shumë do t’ia rrisnit përnjëmend për me shku në zgjedhje”, tha Konjufca.
Tutje, ai tha se përmbushja e agjendës së sotme prej 31 pikave do t’i kontribuonte shkuarjes në zgjedhje.
Konjufca s’i përfill kërkesat e LDK-së dhe PDK-së për ndërprerje të seancës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk i ka përfillur kërkesat e LDK-së dhe PDK-së për ndërprerje të seancës.
Këto kërkesa të partive opozitare kanë ardhur pas një përleshjeje që ka ndodhur në sallë të Kuvendit, raporton Klan Kosova.
Sipas tij, vullneti i mazhorancës në sallë është që seanca të vazhdohet.
Kujtojmë se sot në mesditë ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet disa deputetëve të PDK-së dhe përfaqësuesve të pushtetit.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.
Filloi seanca e kuvendit: Konjufca sot ditë e vështirë për Kosovën
Kuvendi i Kosovës, pas një pauzës e cila erdhi për shkak të incidenteve në kuvend ka filluar seancën plenare.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kryeministri i Kosovës, ka hequr dorë nga fjalimi që ka pasur në plan të mbajë në seancën e sotme.
Ai ka kërkuar që të fillojë me pikat e tjera.
Konjufca tha se sot ishte ditë e vështirë për Kosovën
Konjufca: Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtet e papranueshme
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë prej dy orësh, pas rrahjes që u zhvillua në sallën plenare ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kabinetit qeveritar.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se ajo çka ndodhi në Kuvend është e papranueshme dhe se organet e drejtësisë duhet të trajtojnë sipas legjislacionit këtë nëse ka pasur sulm fizik në Kuvend.
“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtet e papranueshme. Përdorimi i dhunës në këtë mënyrë është i ndëshkueshëm dhe dënueshëm prej të gjithë neve. Prandaj konsideroj se për shkak kë kësaj rrëmuje që është krijuar qëllimshëm, përgjegjësia e organeve të rendit nëse ka pasur sulm fizik në Kuvendin e Kosovës ajo do të trajtohet prej ligjit. Ajo është pjesë tjetër që nuk na takon neve, por ajo ka ndodh vetëm brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe gjithçka çka ndodh shqyrtohet me profesionalizëm prej anës së njerëzve përgjegjës”, tha ai.
Rrahja në Kuvend ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti. Ishte deputetja e PDK-së Ganimete Musliu që i ka vendosur Kurtit në foltore një fotografi në të cilën ai shihet me hundë të gjatë si “pinokio”. Ajo fotografi është larguar dhe shqyer nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Pas kësaj deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti. Ministri Hekuran Murati është ngritur për të mbrojtur atë me një fasikell e Lushtaku është kthyer që ta lagë edhe Besnik Bislimin. Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të PDK-së të cilët janë përfshirë në rrahje.
Shtyhet seanca, deputetët lëshojnë Kuvendin pas përleshjes
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se Kuvendi shkon në pauzë dyorëshe, pas situatës së krijuar.
Konjufca tha se tek pas këtij pushimi, merret vendim nëse do rifillojë seanca me pikat e parapara, ose jo.
Ai tha se nëse ka pasur sulm fizik në kuvendin e Kosovës organet e rendit do të merren me rastin.
“Konsideroj se për shkak të kësaj, gjithë nëse ka pasur sulm fizik ajo di të trajtohet nga ligji. Sa i përket mundësisë që të vazhdoj seanca po e marrim një pushim prej dy orësh dhe të shohim se në çfarë forme mund të mbahet seanca”.