Përfundimisht, nisi të largohet nga Zveçani dhe Zubin Potoku, Njesia Speciale Intervenuese.
Por angazhimin e tyre nuk do e ndalin në komunën e Leposaviqit.
Marrëveshja e Bratisllavës me sa duket do të fillojë të zbatohet të enjten, më 13 korrik, tri ditë pasi ishte arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Burimet e Dukagjinit mësojnë qe pas një muaji e gjysmë, trupat e njësisë më elitare të Policisë, do të largohen nga objektet komunale të Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Por, kjo nuk do të ndodhë në Leposaviq, marrin vesh burimet e RTV Dukagjinit.
Kjo vjen pas një marrëveshjeje të së martës ne Bratisllavë, ku në piken e parë të saj thuhet që Kosova zotohet që do të fillojë tërheqjen e zyrtarëve policorë në masë 25%.