Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri në senacën e Kuvendit të Kosovës, nuk ka kursyer kritikat në adresë të kryeministrit Albin Kurti. Tahiri ka thënë se me tërheqjen e Kurtit nga veriu pas katër muajve eksperimentim, autoriteti i tij ka rënë përtokë.
“Kryeminister dje ke marrë vendim me u tërheq, pas kater muajve eksperimentim në veri. Mbas katër muajve që kur e vendose Kosovën me vendet me të sanksionuara nga bota perendimore. Mbas katër muajve rrezikim të policëve të kosovës, vendose me u tërheq nga veriu me terheq policinë me shku në zgjedhje.
Dil tregona këtu për çka je marrë vesh, pse e ke maltretu popullin dhe ke vendos sanksione. Pse e ke sanksionu qytetarin, me tregu që ke autoritet. E në fakt autoriteti yt dje ka rënë për toke.
Ke tregu se secilin vendim që ke marrë je terheq pa argumentim, por me qëllim të dobsimit të shtetit dhe sovranitetit. Pse i the jo SHBA-së dhe shkove në Bratislav për të negociuar”, ka thënë ai.