Përgjimet e Kusari-Lilës, deklarohet edhe Selmanaj

Aktuale

Përgjimet e Kusari-Lilës, deklarohet edhe Selmanaj

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:36
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për bisedat që janë publikuar në media të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Në seancën e Kuvendit, ai ka thënë se LVV ka pasur kontakt me Listën Serbe për një kohë.

“Në fakt situata e fundit me përgjime nxjerri një fakt shqetësues edhe 24 vite pas lufte nuk kemi arritur të ndërtojmë standarde minimale të komunikimit reciprok mes njerëzve që jetojmë në Kosovë, hisen më të madhe të kësaj të këtij dallimi kaq të madh e ka bërë LVV”.

“Ra në grackën e vet që e ka ndërtuar për 20 vite në Kosovë, çka kuptuam qasje të rrezikshme të qeverisë që udhëheq me vendin. Do t’iu referohem vetëm disa pjesëve që në fakt e vënë në pikëpyetje rendin tonë juridik, sigurinë nacionale dhe pavarësinë mes pushteteve. Kemi ditur koordinimi mes LVV dhe Listës Serbe ka ndodhur intensivisht sa deputetët e kësaj liste ishin në Kuvend”, ka thënë Selmanaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat