Pas rrahjes që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Glauk Konjufca njofton për një pauzë prej 30 minutash.
Tutje, Konjufca tha se përgjegjësit për sigurinë e Kuvendit mund ta vazhdojnë punën e tyre.
“Shkojmë në pushim 30 minuta.
Kurse ata që janë përgjegjës për sigurinë ta vazhdojnë punën e tyre për gjithçka që është e nevojshme”, tha Konjufca.