Haxhiu-Lushtakut: A je normal?

Aktuale

Haxhiu-Lushtakut: A je normal?

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë fjalimit të kryeministrit, Albin Kurti, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, hedh ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e hedh shishen në drejtim të tij.

Më pas, Lushtaku shtynë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit dëgjohet teksa thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës thërret Policinë brenda sallës së parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat