Momenti kur Armend Muja futet në mes të përleshjes për ta marrë në mbrojtje Kurtin

Aktuale

Momenti kur Armend Muja futet në mes të përleshjes për ta marrë në mbrojtje Kurtin

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:58
Pamje nga perleshja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja,ka ndërhyrë në përleshjen fizike të ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Pas acarimit dhe përplasjes në mes të deputetit Mergim Lushtaku me Besnik Bislimin dhe Hekuran Muratin, Muja është parë që futet në mes të grumbullit të deputetëve, ministrave e sigurimit të Kuvendit në përpjekjen e tij për ta mbrojtur Kurtin.

Në një moment Muja shihet teksa përpiqet që t’ia vendosur Kurtit dorën në qafë për të marrë nën mbrojtje dhe pastaj shtyhet diku mbrapa foltores bashkë me Kuritn.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë dhe seanca është ndërprerë menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat