Edhe Ministri i financave Hekuran Murati është përfshi në përleshjen në Kuvend.
Gjatë përleshjes Muratit i kanë rënë syzet në tokë.
Pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, ministri shihet duke i kërkuar syzet në tokë.
Kujtojmë se gjatë kohës sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.