Hajdar Beqa sulmoi me grushta këta deputetë të VV-së

Aktuale

Hajdar Beqa sulmoi me grushta këta deputetë të VV-së

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:42
Dhuna në Kuvend

Në momentin kur eskaloi situata në Kuvendin e Kosovës, teksa janë përleshur opozita me pozitën, Hajdar Beqa i PDK-së nuk i ka kursyer grushtat ndaj Vetëvendosjes.

Beqa ka sulmuar Besnik Bislimin, Hekuran Muratin, Armend Mehaj, dhe Armend Mujën me grushta, derisa këta të fundit, i kanë dal në mbrojtje Kryeministrit Kurti.

Ndërkohë që, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte marrë fjalën në folësen e Kuvendit, nga opozita i kanë hedhur ujë shefit të ekzekutivit.

Teksa ishte në transmetim, janë parë të përfshihen në përleshje pozita me opozitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat