Ish-deputeti i LVV-së, Ilria Deda, ka reaguar pas përleshjeve që ndodhën në Kuvnedin e Kosovës, mes pozitës dhe opozitës.
Ai ka thënë se “kur urrejtja bëhet qëllim kryesor i veprimit politik, e dhuna ekstreme verbale dhe sharja e përditshme e zëvendëson argumentin - detyrimisht që përfundon në këtë pikë të marres”.
Postimi në Facebook:
Sa marre!
Kur urrejtja bëhet qëllim kryesor i veprimit politik, e dhuna ekstreme verbale dhe sharja e përditshme e zëvendëson argumentin - detyrimisht që përfundon në këtë pikë të marres.
Çmenduri kolektive - ku të gjithë akuzoni njëri tjetrin që punoni për Serbinë. Armiku më i madh i kësaj Kosove jeni vetë ju që vetëm urrejtje prodhoni.