Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, pas përleshjes së opozitës dhe pozitës në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se arsyeja kryesore e përleshjes ishte gjuha e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti po bënte shpifje dhe tendenca për bashkëpunim me strukturat kriminale.
“Arsyeja kryesore ishte gjuha me të cilën po fliste kryeministri në foltorën e Kuvendit.
Shpifje dhe tendenca për ta rehabilituar bashkëpunimin me strukturat kriminale”, ka thënë Berisha.