Pas përleshjes në Kuvend, ka reaguar deputeti i VV-së, Armend Muja.
Ai ka thanë se është i qartë frustrimi i tyre, sepse ata nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë.
Postimi në Facebook:
Krimi i organizuar në 3 fronte:
PDK sulmoi në Kuvend.
Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit.
Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale.
Zgjodhen momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë.
E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit.
Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre.