Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish – ushtari i luftës, Osman Ferizi, ka reaguar pas përleshjes së deputetëve të PDK-së e VV-së sot në Kuvendin e Kosovës.
Ferizi, i ka quajtur “PRONTO” dhe “Zdravo” deputetët e të dy subjekteve politike, duke theksuar se ata nuk e meritojnë ta gëzojnë lirinë.
Për Ferizin, që të dyja palët rrjedhin nga SHIK-u.
Postimi i plotë:
O faqezi e tradhtar, jeni turpi i Kombit!
Ju që uzurpuat dhe gllabëruat atë vend nuk meritoni ta gëzoni këtë liri, ju “PRONTO” e ju të ritë “ZDRAVO”,
SHIK, ju jeni pazargji, hajdut, banda , vrasës të ardhmërisë, jeni bërë MILIONER nga gjaku i fëmijëve, të dy palët duhet nxjerrë zhag nga ato zyra, të pa edukatë, bisha e pisa.
Haram ajo pasuri e ai gjak, ju jeni kriminel e po e mbani peng atë vend, të pa ndërgjegje .
Ju humbtë fara e fëlliqur, jeni bërë gazi i botës!