Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës ku pati përleshje masive ndërmjet pozitës e opozitës, përkatësisht LVV-së e PDK-së.
Në një postim në Facebook, Lajçi shprehu revoltën ndaj sjelljes së deputetëve të PDK-së, duke iu thënë se “shkronjat e arta të UÇK- së edhe Liria ka emër, sot e morën përgjigjën; - etjen për gjak vëllau”
Postimi i plotë:
Ju pashë!
Jo juve, po fytyrat e qenve të tërbuem për ujë!
Edhe shkronjat e arta të UÇK- së edhe Liria ka emën, sot e muerën përgjigjën; - etjën për gjak vëllau!
Tani, Ju që i dërguet çlirimtarët n’birucë, (me votat tueja), sot me grushtat tuej i përmutët fytyrat me shumë ngjyra!
Edhe atë grimë dashni që e kisha për luftën e heroizmin tuej, sot e 100 vjet vdiq n’zemrën time!
Edhe atë grimë dyshimi që e pata për Kurtin, sot e njiqindvjet jetoftë n’kujtesën time, - se ju m’detyruet!
Ju, PDK kurrë ma votë populli s’do t’merrni.
- Shkoni në Beograd e gllasituni!
Nji marre e patet kur e votuet Specialën e marrën e dytë sot, kur e grushtuet vëllaun!
Cila asht marria e rradhës?Gjaku?
U munduet me grushta ti mbuloni fëllqësitë e hajnitë e Vuçiqit i çuet fjalë; - na ke n’ballë t’militarve!
P.S
- s’e dua Albinin po njeriun që s’ma shet atdheun, ket harrova m’ua thanë Juve që po m’queni militant të VV-së!
Dhe
Edhe Edi Rama që deri dje ishte i keq, sot iu tregoi se kujt ia batë qejfin e si ia çuet selamin!
Shëngjin, 13.07.2023