Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur keqardhjen e tij për zhvillimet në seancën e sotme.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se sot u përdorën metodat më të turpshme, dhe janë shumë të mërzitshme mënyrat e provokimit që u bëhen qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre.
Postimi i plotë:
Ndjej keqardhje për atë që ndodhi sot në sallën e Kuvendit të Kosovës para syve të qytetarëve dhe botës.
U përdorën metodat më të turpshme, dhe janë shumë të mërzitshme mënyrat e provokimit që u bëhen qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre.
Dhuna e çfarë do forme është e papranueshme! Secili deputet është përfaqësues i popullit dhe duhet të zgjedh gjuhën, e të distancohet nga provokimet dhe dhuna. Jam i trishtuar nga pamjet!