Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së kanë filluar që të shkojnë në seancë, e cila më herët ishte shtyre për dy ore nga kryetari i Kuvendit Galuk Konjufca.
Shterja erdh pas përleshjes ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës.
E përleshja ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.
Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku.