Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka propozuar që të ndërpritet seanca e sotme në Kuvend.
Kjo pas përleshjes që u zhvillua ndërmjet disa deputetëve të PDK-së, me përfaqësues të Qeverisë Kurti.
Ndryshe, kreu i Qeverisë Albin Kurti shumë shkurt e ka komentuar përleshjen e ndodhur në Kuvend e Kosovës.
“Nuk frikësohem nga këto sulme”, u tha ai shkurt gazetarëve, teksa po shkonte nga Qeveria në Kuvend ku pritet të vazhdojë seanca.
Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet nga veriu dhe se vetëm 25 për qind e policëve do të zhvendosen nga objektet komunale të katër komunave në veri.