Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka provuar që të nis fjalën e tij për të diskutuar lidhur me pikat e seancës së jashtëzakonshme.
Megjithatë deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, ia ka shkyçur mikrofonin duke ia pamundësuar fjalën Rrustemit.
Ai ka provuar që ta rregullojë mikrofonin në asistim të Mimoza Kusarit por ka qenë e pamundur.
Pas kësaj filluan tensionet.